Njihuni me UPWeb Services, partnerin tuaj digjital.
UPWeb Services lindi nga pasioni për të krijuar eksperienca digjitale unike. Ne besojmë se çdo biznes meriton një prezencë online që pasqyron vlerat e tij të vërteta dhe fuqinë e markës në treg.
Portofoli Ynë
Historia e UPWeb Services
Fillimet dhe "Getit ALB"
Fatmir Prenga themelon kompaninë dhe dizajnon projektin e parë të portofolit, "Getit ALB". Një dyqan e-commerce i ndërtuar në WordPress që shiti me sukses produkte në Itali (Get IT) dhe më pas u zgjerua për një periudhë në Shqipëri.
Certifikimet e Para
Viti i konsolidimit profesional. Pajisemi me certifikime kyçe në industri, duke u përgatitur për të ofruar shërbime të nivelit të lartë për kompanitë në tregun lokal.
Zyra e Parë Fizike
Hapim zyrën tonë të parë fizike pranë Spitalit Rajonal në Durrës. Kjo shënoi një fazë të re rritjeje, duke zgjeruar ndjeshëm bazën e klientëve tanë.
Relokimi në Qendër
Zhvendosemi në ambientet tona të reja në Rr. "Kristaq Boshnjaku", në zemër të Durrësit, për të mirëpritur ekipin dhe klientët tanë në një hapësirë më moderne.
Vlerësimi Ndërkombëtar në Berlin
Shpallemi kompania më e mirë në Shqipëri për S.E.O, WordPress dhe S.M.M. nga platforma prestigjioze Tech Behemoths. Ekipi udhëtoi drejt Berlinit për të marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të certifikimit.
Certifikimet IBM & HPE në Miami
Mbyllim vitin me sukses në Miami, Florida, duke u certifikuar nga gjigantët teknologjikë IBM dhe HPE, duke forcuar ekspertizën tonë teknike në nivel global.
Sot dhe Drejt së Ardhmes
Sot bashkëpunojmë me kompanitë më rëndësishme në Durrës dhe po zgjerojmë horizontin tonë drejt Tiranës, duke mbetur besnikë ndaj cilësisë që na karakterizon.
Klientë të shërbyer me sukses në web design, menaxhim rrjetesh sociale, SEO, instalime kamerash, reklama LED, sisteme POS, email marketing dhe shumë shërbime të tjera teknologjike.
Ofrojmë 20 shërbime statike, shumë shërbime të personalizuara dhe 4 sisteme të krijuara e të programuara nga ne.